Sorry, no posts matched your criteria.

Ish- i dashuri padit Ricky Martin: Më përndjek dhe nuk e ka pranuar ndarjen

Pak ditë më parë u bë me dije se Ricky Martin ishte duke u paditur nga ish-menaxherja e tij, për 3 milionë dollarë, padi kjo që mund t’i jepte fund karrierës së tij.

Ricky Martin është hedhur në gjyq nga ish-menaxherja e tij, Rebecca Drucker e cila është duke e paditur ikonën e muzikës latine për shkak të disa komisioneve të papaguara.

Këngëtari i njohur latin është duke u përballur me një tjetër pretendim, kësaj radhe bëhet fjalë për një “udhër ndalimi” nga Policia, pas një situate aspak të këndshme që ka kaluar me ish-të dashurin e tij. 

Sipas mediave në Puerto Rico, ndaj artistit është lëshuar një urdhër ndalimi nga gjykata, pas një denoncimit të bërë nga një burrë. Ky i fundit pretendon se ka qenë në një lidhje me Martin për 7 muaj dhe më pas ishin ndarë, por kjo ndarje nuk ishte pritur aspak mirë nga këngëtari. Sipas personit që është ende anonim, Ricky jo vetëm që nuk e ka pranuar mbarimin e lidhjes, por është parë pranë shtëpisë së tij 3 herë. 

Paditësi pretendon se Ricky Martin e telefonon shpesh dhe e përndjek, aq sa ai ka frikë për sigurinë e tij. këngëtari në një reagim në Twitter është shprehur se urdhri bazohej në akuza “plotësisht të rreme” dhe ai u zotua se do të përballet në rrugë ligjore.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com