Sorry, no posts matched your criteria.

Ish-bashkëshorti ndërhyn në dasmën e Britney Spears: Ajo është gruaja ime e parë dhe e vetme

Një incident ka ndodhur në dasmën e këngëtares së famshme, Britney Spears, e cila u martua dje me të fejuarin e saj, Sam Asghari.

Mediat e huaja raportojnë se ish burri i saj, Jason Alexander ka tentuar që të prishë ceremoninë që po mbahej në shtëpinë e saj. Policia e qarkut Ventura arrestoi Alexander, 40 vjeç, të enjten pasdite pasi ai u shfaq në rezidencën e Spears dhe arriti të futej brenda. Alexandër arriti të hynte brenda pasi gënjeu sigurimin se këngëtarja e kishte ftuar ndërsa transmetoi ngjarjen dhe në rrjete sociale.

“Ajo është gruaja ime e parë, gruaja ime e vetme. Unë jam burri i saj i parë, unë jam këtu për të prishur dasmën.”, ka thënë ai. Britney dhe Alexander u martuan në vitin 2004 por u ndanë vetëm 55 orë më vonë.

Britney veshi një fustan të stiluar nga Donatella dhe eci në altar me “Can’t Help Falling in Love” të Elvis Presley.

Prindërit e saj, Jamie dhe Lynne Spears, dhe motra e saj, Jamie Lynn, nuk morën pjesë pas përplasjeve të vazhdueshme që kanë pasur. As dy fëmijët e saj, djemtë 16 dhe 15 vjeçar nuk morën pjesë.

Lista e të ftuarve të mbushur me yje përfshinte Madonna, Paris Hilton, Drew Barrymore.

Vëllai i saj, Bryan Spears, ishte i vetmi anëtar i afërt i familjes që mori pjesë në ceremoni.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com