Sorry, no posts matched your criteria.

“Injeksionet për dobësimin po më verbojnë!” – Rrëfimi shokues i këngëtarit Robbie Williams

Teksa ishte duke parë një ndeshje të futbollit amerikan, këngëtari Robbie Williams kuptoi se nuk po mundte dot më të dallonte lojtarët në fushë. Kjo ka qenë vetëm nisja e rrëfimit që ka alarmuar artistin, i cili “identifikon” shkaktarin e vërtetë të këtij problemi të papritur.

“Arrija të shihja vetëm disa njolla jeshile në një sfond jeshil.” – shprehet Robbie rreth problemit të shfaqur, të cilin nuk mund t’ja atriubuonte vetëm çështjes së moshës, por edhe një arsyeje tjetër.

“Mendoj se janë injeksionet që bëj. Jam fiksuar aq shumë me trajtimin, sa me siguri do të vazhdoj ta bëj deri sa të humb shikimin në njërin sy.” – ka thënë me nota humori Williams, referuar trajtimit që merr këto kohë për të humbur peshë.  

Rrëfimi i artistit çon vëmendjen në mundësitë e komplikacioneve okulare për shkak të ilaçeve GLP-1 si tirzepatid dhe semaglitud. Në shtete të ndryshme të botës, mjekët janë duke vëzhguar raste të neuropative të nervit optik, një situatë e rrallë por potencialisht e rrezikshme nëse nuk identifikohet shpejt.

Derimë tani, ekspertët nuk mund të flasin me siguri për një lidhje të drejtpërdrejtë shkak-pasojë, por rastet e sinjalizuara janë gjithnjë e në rritje, për të kthyer vëmendjen ndaj tyre.

Këngëtari Robbie Williams, i shqetësuar për situatën e tij i është drejtuar një okulisti, i cili i sugjeroi të ndërronte numrin e syzeve, por pavarësisht kësaj ai vazhdon të ketë vështirësi edhe gjatë koncerteve, duke mos parë qartësisht sa publikun poshtë skenës.

Gjithësesi, artisti nuk ka ndërmend të ndërpresë menjëherë trajtimin, pasi fiksimi për peshën mesa duket ka më shumë rëndësi se problemet me shikimin. Ai ka kërkuar të mos e demonizojë procedurën që po ndjek, duke nxitur fansat e tij që në fakt, para se të nisin diçka të ngjashme, të informohen mirë edhe për efektet anësore ose të pyesin profesionistët.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com