Sorry, no posts matched your criteria.

Iliri zbulon arsyen e prishjes së miqësisë me Tanin

Tan Brama bëri një deklaratë të papritur gjatë programit “Live From Tirana” për Ilir Shaqirin. Ai tha më herët se balerini e merrte në telefon vetëm për interes.“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thashë që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”, tha Tani më herët.

Mirëpo, së fundmi, lidhur me këtë krisje të marrëdhënies së Tanit me Ilirin, ky i fundit ka dhënë një intervistë për programin “Rudina”. Iliri zbuloi arsyen se pse miqësia e tij me Tanin u prish.

“Problemi i Tanit është që në 21 ditë që qëndroi brenda shtëpisë, mezi arriti të lidhte 21 fjalë. Dhe i vetmi person që i dha akses në atë shtëpi për sa i përket komunikimit ishte Ilir Shaqiri. Dhe nëse Dritan Brama nuk di ta vlerësojë këtë gjë, atëherë është problemi i tij. Balerinët e Tan Bramës kanë kërcyer te spoti i Digitalbit ku unë jam imazh, por unë nuk kam lutur njeri me zor të vijë. Për më tepër që Digitalb i ka paguar balerinët që kanë qenë aty me kontratë. Balerinët e Tan Bramës janë maxhorenë dhe kanë një koreograf që mund t’ua kishte vizionuar kontratën. Është absurde që mbas 10 ditësh që ndodh ky xhirimi i klipit, dhe ata paguhen siç është në kontratë, unë dëgjoj mesazhe nga ana e Tan Bramës: ‘Ah, po balerinët e mi nuk paguhen kaq pak lekë’. Sepse nëse ti ke diçka për të kundërshtuar rreth pagesës, e bën përpara se të firmosësh kontratën. Sepse pas kontratës ti mund t’i japësh një vlerë vetes që mund të jetë stratosferike. Përgjigja e fundit, thënë shkurt, është: Bëj nder, gjej qeder”, tha Iliri.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com