Sorry, no posts matched your criteria.

Ilir Shaqiri flet për herë të parë për sherrin me Top Channel

Pasi u shpall fitues i “Big Brother Vip” të gjithë menduan se Ilir Shaqiri do të ishte kryetar jurie në emisionin e kërcimit që pritet të startojë në Top, “Dancing With The Stars”.

Mirëpo nuk ndodhi kështu dhe balerini prej një jave tashmë është në jurinë e “Dance With Me” në Klan.

Teksa janë aluduar arsyeje të shumta të këtij vendimi, së fundmi ka reaguar vetë Iliri duke u shprehur ndër të tjera se nuk kishte marrë një ftesë konkrete për të qenë pjesë.

“Nisur nga akuzat e pabazuara të disa portaleve lajmetare “informative” të cilat etiketojnë tituj artikujsh pa kuptuar rëndësinë e fjalëve që shkruajnë, duke dëmtuar figurën dhe punën time, vendosa se ka ardhur momenti të sqaroj diçka për respekt të gjithë atyre që kanë vlerësuar në personin tim njeriun dhe artistin në pikat e mia më të forta si KORREKTËSIA dhe DISIPLINA , virtyte të cilat vijnë si rrjedhojë e edukimit tim profesional në një kohë kur në Shqipëri nuk ishin opsion, ndërsa sot këto virtyte kanë marrë një vlerë minimale të paimagjinueshme për njerëzit dhe vendin ku jetojmë.

Detyrim ndaj publikut tim: Ju them fare thjesht që kam komunikuar vetëm 2 herë që pas daljes sime nga BBV me produksionin e projektit “Dancing With the Stars” .

Komunikime të cilat për muaj me radhë munguan totalisht deri më 23 maj kur herën e parë kërkesa ime ndaj produksionit DWTS morì pergjigjen “JE I LIRË”, duke mos lënë shteg SHPRESE PËR ASNJË EVENTUALE PRITJE TË MËTEJSHME. Dhe herën e dytë më 29 korrik e tutje me iniciativë të produksionit DWTS kur kërkesa e tyre për të qenë pjesë e DWTS si Kryetar Jurie morì gjithashtu nga ana ime përgjigjen “NUK JAM MË I LIRË” sepse vendimi im për të qenë pjesë e DWME pas 2 muaj pritje ishte tashmë konkretizuar.

Thënë kjo, vendosa të ndjek në Klan TV projektet e mia për sezonin televiziv të ardhshëm. Artisti jeton falë konsideratës dhe vlerësimit të pakushtëzuar duke i ofruar vetvetes dhe publikut më të mirën aty ku mendon se karriera e tij ka në zhvillim performance. Falë zgjedhjeve dhe korrektësisë sime profesionale 30-vjeçare kam jetuar dhe realizuar atë që unë jam sot, si në Shqipëri dhe Itali dhe duke pasur gjithmonë në gen parimet profesionale të familjes superartiste nga ku buroj.”

Kujtojmë që tashmë janë zbuluar anëtarët e jurisë së “Dancing With The Stars”, e cila do të përbëhet nga Valbona Selimllari, Dalina Buzi, Armand Peza dhe kryetar Kledi Kadiu.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com