Sorry, no posts matched your criteria.

I dha ushqim nga koshi i mbeturinave: Darka “hollivudiane” që Jennifer Lawrence i shërbeu kolegut

Aktorja Jennifer Lawrence mund të jetë një “shtëpiake” e mirë, ama përsa i përket pjesës së gatimit ka disa mangësi.

Së fundmi ajo ka rrëfyer një rast sa komik, aq edhe të rrallë në raport me kolegun e saj Robert Pattinson, me të cilin kanë interpretuar në filmin “Die, my Love”.

“Ishte një ditë dhjetori kur shoqet e mia kishin ardhur në shtëpinë time. Ishim të gjitha me pizhama duke parë filmin “Little Women”. – rrëfen fituesja e çmimit Oscar në “The Graham Norton Show”.

“Robert më telefonoi dhe më tha që ishte për një punë të vogël afër lagjes ku banoj unë, e më pyeti nëse mund të kalonte për një vizitë.” – vazhdon më tej aktorja, duke shtuar se pavarësisht stepjes në momentin e parë, e ftoi atë në shtëpi, duke e ditur që aktorit i pëlqen shumë të bëjë thashetheme dhe ajo ishte mbrëmja përfekte.

Gjithsesi, sapo mbërriti në shtëpinë e Jennifer, Robert kishte një kërkesë: i hahej patjetër diçka se ishte shumë i uritur.

Ishte kjo kërkesa që vuri në siklet 35-vjeçaren, pasi me shoqet e saj sapo kishin përfunduar së ngrëni dhe “mbetjet” kishin përfunduar në kosh.

“Ushqimi i vetëm që kisha në shtëpi ishte ai në mbeturina, kështu që kur Robert shkoi në tualet, nisa të nxjerr çfarë ishte ende e plotë nga koshi.” – tregoi Lawrence.

Nën shikimet e tmerruara të shoqeve dhe sikletit të aktores, Robert Pattinson hëngri gjithçka kishte përpara, madje duke kërkuar edhe më shumë.

“Po, kam ushqim tjetër, por është në koshin e mbeturinave.” – ishte përgjigja e aktores, që u pasua nga një përgjigje edhe më surprizuese e kolegut të saj: “Mos e vrit mendjen, ma jep edhe atë!” Nuk e dimë se sa të vërteta kë në këtë histori, por përveçse shumë konfuzion, ajo ka shkaktuar edhe të qeshura, sidomos duke njohur Jennifer Lawrence, një aktore shumë e mirë por edhe një personazh që shpesh bën batuta apo skena që habisin ata që e ndjekin.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com