Sorry, no posts matched your criteria.

I dashuri i Dua Lipës i mahnitur nga figura e Skënderbeut, vizita në muze

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka vizituar Shqipërinë së bashku me familjen e saj dhe të dashurin, Anwar Hadid.

Dua, erdhi në Tiranë për të parë më nga afër punimet që po zhvillohen për mobilimin e kopshtit me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, një iniciativë nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me miqtë e saj.

Në këtë vizitë disa-ditore në Shqipëri, ajo u prit shumë mirë nga shqiptarët dhe në foto e publikuara këngëtarja dhe familja e saj duken shumë të kënaqur nga qëndrimi këtu.

Mirëpo, Anwar është më i entuziasti nga vizita, pasi është hera e parë që vjen në Shqipëri.

Në fotografitë e publikuara në Instastory ai shkruan se është djali i shqiponjave teksa ka vizituar edhe ‘Kalanë e Krujës’.

I dashuri i Duas nuk e ka lënë me kaq, pasi ka publikuar edhe një fotografi të flamurit të Skënderbeut me shqiponjat dykrenore.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com