Sorry, no posts matched your criteria.

Horoskopi i datës 22 Mars 2021

Më poshtë do të gjeni horoskopin e datës 22 Mars 2021

Dashi

Saturni është në opozitë, ju duhet të jepni maksimumin për të arritur qëllimet tuaja. Besoni në veten tuaj më shumë dhe do të merrni rezultatet e shpresuara.

Demi

Në dashuri duhet ta tregoni veten të lumtur në sytë e partnerit tuaj, nëse nuk doni të ngulisni dyshime që shpesh janë të pabazuara. Ata që së fundmi i kanë dhënë fund një lidhjeje, e shohin gjithçka në një mënyrë pesimiste. Mundohuni të kuptoni se para se të ndiheni mirë me një person tjetër, duhet të jeni rehat me veten.

Binjakët

Venusi është tashmë i favorshëm dhe do të jetë deri në fund të muajit. Në punë, me Diellin aktiv, nuk do të mungojë dëshira për t’u rikthyer në lojë.

Gaforrja

Hëna është në shenjën tuaj, është koha të përballeni me disa situata që kanë krijuar probleme. Në punë idetë tuaja sfidohen.

Luani

Sot do të përjetoni një ndjenjë lehtësimi pasi Venusi do të qëndrojë në shenjën tuaj deri në 14 prill. Qëndrimi i Venusit është pozitiv, pasi shfaqen mundësi të reja arsimore si dhe aktivitete që ju nxjerrin jashtë zonës tuaj të rehatisë.

Virgjëresha

Mos u befasoni nëse sot ndiheni më të mërzitur se zakonisht. Largimi i Venusit nga Peshqit do të sjellë një tranzicion i cili thellon vetëdijen tuaj për çdo presion psikologjik të papranuar.

Venusi po punon për të thelluar lidhjen tuaj emocionale me intimitetin dhe fobitë e marrëdhënieve që ju pengojnë.

Peshorja

Nuk ju pëlqen të krahasoheni me dikë tjetër, por sigurohuni që ylli juaj është në rritje dhe së shpejti do të jeni ai për të cilin të gjithë flasin.

Akrepi

Java fillon me disa luhatje, dikush ka qenë i sëmurë, ndoshta ata që janë të dashur për ju nuk kanë qenë mirë. Megjithatë, nga java e ardhshme vjen edhe përmirësimi.

Shigjetari

Periudha e favorshme për takime: ditët speciale do të jenë 24 dhe 25. Në punë, dita premton më mirë se sa pritej: nëse keni një biznes të pavarur mund të merrni edhe lajme të mira.

Bricjapi

Kjo ditë nuk është saktësisht më e mira për dashurinë. Hëna dhe Dielli janë disonantë. Në punë, projektet e reja mund të përfundojnë deri në fund të vitit, duhet durim.

Ujori

Dita e sotme ju jep mundësi të bëni hapa të rëndësishëm në karrierë dhe të krijoni sipërmarrje pozitive. Ju mund të arrini në një mirëkuptim të ri me kolegët, ndërsa marrëdhëniet romantike përmirësohen, ndoshta për shkak të rritjes së komunikimit. Intuita juaj mund t’ju japë një avantazh kur keni të bëni me të tjerët.

Peshqit

Është koha për të rritur të ardhurat tuaja dhe aftësinë për të fituar.

Është gjithashtu koha e duhur për ët bashkëpunuar me njohjet e vjetra të cilët do të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë për ët rritur të ardhurat tuaja.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com