Harry Styles bën ndryshimin drastik në look për një arsye të rëndësishme
Harry Styles po bëhet gati për rolin e tij të radhës, në filmin “My Policeman”, në të cilin ai do të luajë përkrah Emma Corrin. Por për t’ju përshtatur rolit të tij si Tom Burgess, Harry është i detyruar të bëjë një ndryshim drastik në look. The Sun ka mësuar se aktori do të heqë dorë nga flokët brun dhe do të transformohet në një djalë bjond për të qenë sa më afër rolit.
Është mësuar se xhirimet për filmin nisin këtë muaj dhe shumë shpejt Harry do të shfaqet edhe në publik me ndryshimin e ri. Harry do të ketë rolin e Tom Burgess, i cili është një polic gay, që ka një lidhje të fshehtë dashurie me një kurator muzeumesh, Patrick, që do e luajë David Dawson.