Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë po ndodh kështu? Ledjana shpreh mallin për një ish-konkurrent të “Për’puthen”

Ledjana, konkurrente e “Per’puthen”, është deklaruar në program vetëm për Mevlanin, por akoma nuk kanë dalë të përputhur nga aty.

Mirëpo Ledjana ka shprehur mallin për një ish-konkurrent të “Për’puthen”, pikërisht për Erlindin. Ky i fundit ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Ajo që vumë re ishte komenti i Ledjanës.

Normalisht ne nuk do ta besonim që ishte ajo, por Erlindi i ka bërë tag, madje ka shprehur dhe pendesën që si nuk bën një takim bashkë.

“I mungon studios”, i ka shkruar ajo shoqëruar me figurën e një puthjeje.
“Më në fund një vajzë që e paska ndjerë mungesën. Po ti je yll. Më ngeli merak që nuk bëmë një takim bashkë”, ja ka kthyer Erlindi.

Çfarë po ndodh kështu?!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com