Grupi ukrainas nxjerr në ankand kupën e Eurovision-it
“Kalush Orchestra”, grupi muzikor që në emër të Ukrainës fitoi kompeticionin Eurovision, do të nxjerrë në ankand trofeun për t’ia dhuruar më pas fitimet ushtrisë vendase.
Kënga fituese, e titulluar Sefania, fillimisht është shkruar si homazh për nënën e këngëtarit, Oleh Psiuk, por më pas u ripërdor si thirrje për shpëtimin e nënës Ukrainë.
Grupi mori 631 pikë në një shfaqje simbolike të mbështetjes publike, pas pushtimit të vendit nga Rusia.