“Grande Fratello” pret Dolçen, mes shikimeve të zjarrta të djemve dhe “xhelozisë” së vajzave
Mbrëmjen e djeshme, ashtu si edhe ishte paralajmëruar prej ditësh, Dolçe, konkurrentja e “Big Brother VIP Kososva” u fut në edicionin e Italisë “Grande Fratello”, mes të qeshurave nga gëzimi, syve “të dashuruar” të djemve atje dhe shikimeve me pak xhelozi nga disa prej vajzave italiane.
Momenti i fillimit të hyrjes së saj u bë nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë të dy produksioneve, me Simona Venturën që komunikoi me Alaudin Hamitin dhe Jonida Vokshin.
Interesant është fakti se produksioni italian i kishte përgatitur gjatë gjithë javës së kaluar konkurentët atje për ardhjen e Dolçes, kësaj vajze të bukur që vjen drejtpërdrejt nga Kosova, si një personazh që me sharmin e saj do të trazonte ujërat mes çifteve të krijuara në Itali. Por në fakt, të paktën në momentin e parë, kjo gjë nuk ndodhi. Emocionet e Dolçes ishin të mëdha dhe lumturia dukej qartë në fytyrën e saj, teksa qëndronte përballë italianëve të ulur në kolltuk dhe “të ngrirë” me urdhër të Grande Fratellos.
Ajo vazhdimisht u shprehu atyre se ishin shumë të bukur, të gjithë pa përjashtim. Ky takim vjen pas disa ditësh ky 2 çiftet e krijuara në “Grande Fratello”; Rasha-Omer dhe Jonas-Anita diskutonin se si Dolçe mund të ndërhynte mes tyre, duke krijuar ngacmime që mund të çonin në ndarje. Pavarësisht se bisedat kryheshin në formë shakaje, shqetësimi i vajzave ishte i dukshëm, edhe pse 1 nga konkurentët që e kishte parë ndër të parët bionden shqiptare, u shpreh se “ajo do të ishte vazja më e bukur e shtëpisë kur të hynte.”
“Vajza, duhet të jeni më pak xheloze! Kam ardhur këtu se më kanë ftuar, jo për t’i shkatërruar jetën ndonjërit.” – u tha Dolçe gocave të “Grande Fratello” me shaka, mes komplimentash e takimesh të përzemërta.
Modelja dhe influencerja shqiptare do të qëndrojë vetëm pak ditë brenda shtëpisë së produksionit italian, për t’u rikthyer sërish në “Big Brother VIP Kosova”. Deri atëherë, presim mos ndodh diçka interesante në “Grande Fratello”…




