Gold AG ndan lajmin e bukur: Baba për herë të dytë!
Gold AG ka dhënë një intervistë për “Radio Televizionin Publik të Kosovës” ku dhe ka zbuluar se do bëhet baba për herë të dytë. Fëmija pritet të vijë në jetë në fund të muajit shtator.
Reperi Gold Ag, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, ka tashmë një djalë me emrin Gueril. Reperi nuk nguron aspak të shprehë dashurinë për djalin e tij, dhe madje i ka dedikuar një këngë që mban si titull pikërisht emrin e tij.
Ai nuk e ka zbuluar akoma gjininë e fëmijës së dytë. Në fillim të majit, ai dhe bashkëshortja e tij, Ermira, morën pjesë në dasmën e Robin Krasniqit ku dhe dukej barku i rrumbullakosur i të shoqes por u desh të kalonin disa muaj për të konfirmuar këtë lajm kaq të bukur.