Gjyqtarja shqiptare e famshme në “Tik Tok” shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Enkeleda Kapedanin, gjyqtaren e Elbasanit që u bë e famshme nga videot në “Tik Tok”. Vendimi u dha ditën e sotme.
Gjyqtarja nuk ka qenë e pranishme në sallë kur u dha vendimi, i cili ishte në unanimitet të plotë nga anëtarët e vettingut.
Enkeleda Kapedani u bë e famshme në rrjetet sociale, pas publikimit të disa videove që ajo hidhte në Tik Tok, ndërsa sfilonte në zyrën e saj.
Gjyqtarja asokohe pranoi shkeljen disiplinore dhe shprehu pendesë për veprimet e saj brenda institucionit të gjykatës. Në atë kohë ILD vendosi ta pezullojë atë nga detyra për 6 muaj, ku Kapedani do të merrte një pagë minimale.