Sorry, no posts matched your criteria.

Gjithçka duhet të dini mbi veshjen dhe të ftuarit e dasmës më të famshme mes Kourtney-t dhe Travis

Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti Travis Barker u martuan sërish por këtë herë në një ceremoni martesore elegante italiane të rrethuar nga familjarë dhe miqtë .

Ata u martuan për herë të tretë në Castello Brown, një kështjellë e shekullit të 15-të e kthyer në muze, të dielën, më 22 maj.Kjo ngjarje vjen vetëm një javë pasi Kourtney dhe burri i saj u martuan ligjërisht në një ceremoni private në një gjykatë në Santa Barbara, Kaliforni, më 15 maj, ku morën pjesë vetëm babai i tij, Randy Barker, dhe gjyshja e Kourtney, Mary Jo “MJ” Campbell.

Yjet, duke përfshirë Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, si dhe shokun e grupit të Travis, Mark Hoppus dhe gruan e tij Skye Hoppus, vazhduan të shijonin ditët në Portofino gjatë gjithë fundjavës deri në ditën e dasmës. Megjithatë, në dasmë mungonte ish-i i Kourtney-t dhe babai i tre fëmijëve të saj, Scott Disick.

Përsa i përket veshjes, “Dolce & Gabbana” dizenjoi fustanin e nuses ndërsa velloja mori një vëmendje jashtëzakonisht të madhe.

Siç u raportua për herë të parë nga Vogue, velloja e Kardashian paraqiste portretin e Shën Marisë, bazuar edhe në tatuazhin që Barker ka në kokë. Fjalët “respekt për besnikërinë e familjes” ishin të qepura nën motivin fetar, duke pasqyruar kështu edhe tatuazhin e Barker. Dizajni gjithashtu përmbante lule të qëndisura me dorë të frymëzuara nga kopshtet e Portofino.

“Dizajnimi i fustaneve të mia me Domenico-n dhe Stefano-n ka qenë një ëndërr e bërë realitet”, tha Kardashian për Vogue.

Barker, 46 vjeç, ishte veshur gjithashtu me Dolce & Gabbana si dhe anëtarët e familjes së çiftit, përfshirë vajzat e tyre.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com