Sorry, no posts matched your criteria.

Një tjetër protestë feministe në tapetin e kuq në Kanë

Protestuesit kanë pushtuar tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, me kauzë kundër dhunës së meshkujve.

Kjo protestë çoi në incidentin e dytë të kësaj jave pasi pak ditë më parë një grua u shfaq topless dhe e lyer me bojë të kuqe në tapet të kuq duke bërtitur “Stop përdhunimeve”. Gruaja kishte trupin e lyer me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Ndërkohë raportohet se në rastin e dytë, një grup grash dhe vajzash shpalosën një pankartë në premierën e thrillerit “Holy Spider”, teksa lëshuan tym të zi nga disa pajisje dhe mbajtën grushtat në ajër.

Pankarta paraqiste një listë të viktimave të ‘129 viktimave femra dhe vajza që nga festivali i fundit i Kanës’ – në një referencë të dukshme për numrin e vrasjeve në familje në Francë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com