Gjesti që bëri Roberti, sapo na bëri të gjithë të shpresojmë për një ribashkim
Edhe pse kanë deklaruar se janë të ndarë, Robert Berisha dhe Nora Istrefi duket se ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.
Shpesh, ata janë bërë bashkë për hir të së bijës Renee, veçanërisht në festat e ditëlindjes së kësaj të fundit.Kësaj here, Roberti ka surprizuar fansat me një tjetër veprim.
Ditën e sotme ai ka shpërndarë në “Instastory” këngën më të re te ish-partneres, duke shprehur sportin për të.
Ai ka bërë ‘tag’ Norën në postimin e tij, duke treguar se ruajnë marrëdhënie miqësore.