Gjendja e DiCaprio-s pas natës së kaluar me shumë femra nuk është ajo që prisnim
Dy gjëra që e dallojnë Leonardo DiCaprion janë statusi i tij i beqarit apo edhe lidhjet me femra nën 25 vjeç. Fituesi i “Oscar” së fundmi e përkëdheli veten me një pushim në St Barts.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe atje ai u shoqërua nga një sërë bukuroshesh, përfshirë edhe modelet Rebecca Donaldson dhe Lilia Weddell.
Mirëpo më shumë se për të pushuar, ky udhëtim e paska rraskapitur Leo-n pasi ai u fotografua shumë i lodhur.
Pasi zbarkoi në Miami DiCaprio dukej i rraskapitur, por por kjo nuk e ndaloi që menjëherë sapo u kthye të dalë sërish për të festuar më vonë atë mbrëmje.
Më herët kujtojmë që pas thashethemeve se ai shijoi një lidhje romantike me supermodelen Gigi Hadid, aktori Leonardo Di Caprio është fotografuar nën shoqërinë e një modele tjetër.
Fituesi i çmimit “Oscar”, i cili ka krijuar një reputacion për të mos pasur lidhje me vajza mbi moshën 25 vjeç në vitet e fundit, u pa duke u futur në një makinë me modelen Victoria Lamas e cila është vajza e aktorit Lorenzo Lamas.
Dyshja u larguan nga një restorant përpara se të hipnin në një makinë së bashku, ku Leo u pa duke qeshur dhe duke bërë shaka, shkruante DailyMail. Kjo gazetë theksoi se si 23-vjeçare, Victoria i përshtatet shumë mirë tipit të Leos.