“Future Home” Park mbush 1 vjeç, një histori suksesi e zbuluar nga profesionistët
Kjo është një histori suksesi, e nisur nga një ëndërr e madhe dhe shumë përkushtim. “Future Home” Park, bën 1 vjeç dhe kjo është një festë më së shumti krenarie.
Pas një ëndrre të madhe, fshihen njerëz me objektiva të rëndësishme, ashtu si është edhe stafi i “Future Home” Park pa modesti, Hodinela Qose, na zbulon sesi ka qenë ky vit për të, por edhe stafin e saj. “Ka qenë një sfidë e fituar duhet thënë. Kur e nisëm kishim idetë e qarta, por edhe bindjen se do t’ja dilnim. Nuk ka qenë e lehtë, në një moment kur tregu kishte probleme, por nuk u stepëm, përkundrazi, na motivoi që të tregonim se brand ynë kishte themele të forta, për ti treguar vetes, por edhe klientit se pranë nesh kanë një partner të besueshëm. Ka qenë një vit i mrekullueshëm, me bashkëpunëtorë që rriten dita-ditës, por edhe me klientë që na besojnë për investimet e tyre më të mëdha. Sot është momenti për festë, por jo për pushime.
Do të festojmë sot për frymën që na karakterizon, për punën e mbyllura me sukses, për filozofinë e punës që kemi mundur të krijojmë, por mbi të gjitha për projektet e mëdha që nap resin së shpejti”, shprehet Hodinela në këtë 1-vjetor. “Future Homë” e ka krijuar tashmë brandin e saj në treg, duke mbajtur fronin e real-estate në vendin tonë, si një partner i pakonkurrueshëm në tregun e biznesit shqiptar. Ndaj le ti bashkohemi sonte festën, me premtimin se në të ardhmen e afërt do të kemi të tjera suksese për të korrur.