Sorry, no posts matched your criteria.

(foto) Fansat presin “Stranger Things”, Millie B. Brown ndan pak nga vajza e adoptuar

Aktorja e serialit të njohur “Stranger Things”, Millie Bobby Brown ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale “pak” nga vajza e saj e vogël.

Në një postim në profilin në Instagram, 21-vjeçarja që është e martuar me Jake Bongiovi, djalin e artistit të famshëm John Bon Jovi, ka shpërndarë një galeri fotosh të muajit të saj tetor derimë tani.

Ndër disa “selfie”, fotosh me shoqet apo edhe video me partnerin, ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave diku mes galerisë është një foto në një park në Disney, ku shihen të 3 të përqafuar, si një foto perfekte familjare plot dashuri.

“Këtë verë ne pritëm vajzën tonë të ëmbël, të cilën e kemi adoptuar. Jemi shumë të lumtur të nisim këtë aventurë të re prindërore, në paqe dhe privatësi.” – shkruante Millie pak javë më parë, duke shkaktuar kështu një reagim habie por edhe vlerësimi njëkohësisht nga fansat, për gjestin e adoptimit të një fëmije.

Ka ndjekës që ende janë “të pakënaqur” që nuk e kanë parë plotësisht vajzën e Millie dhe Jake, por ndryshe nga herët e tjera kur ajo ka publikuar vetëm foto karroce, kjo e tetorit ishte një surprizë e bukur. E ndërsa Millie Bobby Brown rrëfen detaje nga përditshmëria e saj familjare, ajo që njerëzit presin me padurim është në fakt Eleven, personazhi kryesor i “Stranger Things”, që pas shumë kohësh pritjeje vjen me sezonin final Brenda këtij viti.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com