Foto/ Eleni Foureira zyrtarizon lidhjen me futbollistin spanjoll
Më në fund e ka bërë publike lidhje e re. Këngëtarja e njohur Eleni Foureira ka publikuar mbrëmjen e djeshme disa foto me partnerin që i ka vjedhur zemrën.Tek fotot e publikuara në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja me origjinë shqiptare dhe futbollisti spanjoll, Alberto Botian, shihen duke pozuar para pasqyrës.
Eleni duket në super formë, pasi ka treguar edhe trupin e saj të tonifikuar. Dyshja duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Ata filluan të dilnin bashkë në vitin 2017 dhe marrëdhënia e tyre ka ardhur duke u përforcuar gjithnjë e më shumë.
Artistja 34-vjeçare dhe sportisti 32-vjeçar janë munduar që ta mbajnë lidhjen e tyre private dhe sa më larg syrit të publikut, por mesa duket tashmë çifti ka vendosur të gëzojë fansat me disa imazhe krah njëri-tjetrit.