Sorry, no posts matched your criteria.

Blerim Destani pjesë e Hollywood, ja filmi i ri ku do ta shohim

Blerim Destani vijon me suksesin e tij në skenat ndërkombëtare.  Duket se këtë herë aktori është pjesë e një projekti të madh kinematografik dhe po bashkëpunon sërish me emra shumë të famshëm të Hollywood. Blerim Destani ka zbuluar se është bërë pjesë e kastit të aktorit të filmit “Rebel”, me regji të Adil El Arbi dhe Bilall Fallah. Dy regjisorët e famshëm më herët kanë realizuar filmin e famshëm “Bad Boys for Life” dhe “Black”.

Filmi i ri “Rebel” flet për jetën e një djali 13-vjeçar nga Maroku, Nassim, i cili kërkon identitetin e tij pas vdekjes së të atit. Teksa nëna e tij Leila përpiqet ta mbajë larg Karim, vëllait të tij më të madh, Nassim duhet të vendosë se si do të jetë gjithë jeta e tij edhe pse në një moshë shumë të re.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com