Sorry, no posts matched your criteria.

Fjoralba tregon pse nuk e ka publikuar ende këngën e saj të parë

Fjoralba Ponari ka treguar më parë se do të sjelli këngën e saj të parë, ku për këtë do të bashkëpunojë me MC Kreshën dhe shumë personazhe të tjera të njohur.

Mirëpo ka kaluar kohë dhe kënga ende nuk është publikuar. Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, ajo ka një shpjegim për këtë fakt.

“Këngët aty janë po presin momentin e duhur për tu publikuar. Por çdo artist(e aq më tepër një artist që lançohet për herë të parë) e di fare mirë sa me risk do ishte të sillte diçka në treg në këtë periudhë të vështirë”, ka treguar Fjoralba.

Sikundër e dimë, bukuroshja bjonde është nën menaxhimin e Mc Kreshës de ka realizuar një album të plotë me të. Më herët në një intervistë ajo zbuloi se ka realizuar disa këngë dhe se është shumë e lumtur që bashkëpunon me “P.I.N.T”.

“Ah muzika, muzika…Unë, albumi dhe Pintat (Mc Kresha, Lyrical Son). Do ketë më shumë se një bashkëpunim me MC Kreshën, ka disa emra të mëdhenj që janë pjesë e albumit. Në mos e pamundur do jetë shumë e vështirë të bëhet një lançim brenda vitit 2020, kjo për shkak të pandemisë dhe angazhimeve që kam pasur me “Jeho” gjatë verës. Kam zgjedhur Pintat që të bëj art dhe jo materiale dosido. Është bërë modë që gjithsecili të bëjë këngë, ndërkohë që unë e kam startuar me muzikë. Muzikën nuk e kam pasur kurrë prioritet derisa të kisha përballë një kompani të tillë diskografike, si Pintat që janë elitë në tregun tonë”, u shpreh Fjoralba.

 

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com