Sorry, no posts matched your criteria.

Fatma Methasani flet për herë të parë për depresionin që kaloi pasi solli në jetë djalin

Të qënurit nënë është ndjesia më e bukur dhe e veçantë në botë. Disa e kalojnë shumë mirë përiudhën mbasi e lindin fëmijën, por për disa gjithë ky ndryshim, jetë e re mund të shkaktojë dhe depression.

Kjo gjë i ka ndodhur edhe Fatma Methasanit, e cila e ka treguar këtë pjesë nga jeta e saj teksa ishte e ftuar tek “E ardhmja është vajzë”.

“Shumë pak e dinë që unë e kam kaluar shumë keq periudhën e paslindjes. Kam qenë e rrethuar me njerëz që e donin shumë Noah-n dhe mua, por po më ndryshonte jeta në një mënyrë të çuditshme. Unë takohesha më parë me Alfion në orën 11 të natës në shtëpi. Ndërkohë, tani aktiviteti më i interesant i ditës sime ishte të dilja në ballkon që të ndryshoja rrobat e të voglit.
Ky ndryshimi drastik i jetës më bëri ta kaloja shumë keq. Ato kilogramët e tepërt që janë aspak të rëndësishme, goca më dëgjoni se i humbisni po kaq shpejt sa i humba unë se do rrini pa gjumë goxha, nuk janë fare të rëndësishme.
Por, unë në atë periudhë e kam kaluar më keq seç duhet dhe nuk ia fal vetes akoma që nuk e kam shijuar sa duhet periudhën e paslindjes së Noah-s, sepse mendoja gjëra që janë aspak të rëndësishme.
Ne kemi fuqinë të sjellim botën në këtë botë dhe ta mbajmë atë në krah dhe duke u marrë me gjëra të tjera që janë aspak të rëndësishme, nuk arrijmë të kuptojmë vlerën e këtij momenti.
Gjej hapësirën t’ju them mamave që mund të jenë pa gjumë, që jeta e re që po ju duket e çuditshme, më vonë do ta kuptoni se kjo është gjëja më e bukur që po bëni në këtë botë”,-
u shpreh Fatma.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com