Eva Alikaj vlerëson Ndriçim Xhepën si aktor por e quan gjithashtu “jo shumë të sjellshëm”
Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte aktorja Eva Alikaj e cila foli për karrierën e saj artistike dhe jetën jashtê roleve të saj në filma.
Një nga pyetjet që nuk mund të shmangej ishte marrëdhê ia me kolegët. Teksa në program u shfaqën fotografi nga shfaqjet “Prometeu” dhe “Romeo dhe Zhuljeta” ku ka luajtur me Ndriçim Xhepën, Eva tha se për të ka qenë shumë kënaqësi të interpretojë në skenë me Ndriçimin pasi është aktor shumë i mirë.
Ndërkohë për pjesën jashtë interpretimit, Eva Alikaj tha se me Ndriçim Xhepën nuk ishin shokë të mirë, “Çimi nuk ishte shumë i sjellshëm. Nuk të uronte kur kishe një premierë”-është shprehur aktorja.