Sorry, no posts matched your criteria.

Ermal Meta: Nuk kam qenë kurrë në Sarandë, është turp!

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka treguar detaje nga koncerti që do të zhvillojë më 17 shtator në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ai ka bërë me dije se do të zhvillojë edhe një javë pushime nga jugu në veri të vendit, ndërsa shton se ka përgatitur edhe këngë shqip për në koncert.

PJESË NGA INTERVISTA:

Bieta Sulo: Çfarë duhet të presim?

Ermal Meta: Duhet të zbatojmë rregullat e të gjitha ato. Duhet të bëhet çdo gjë për të qenë të gjithë të sigurtë. Është e vërtetë që një koncert është i rëndësishëm. Por të gjithë të kënaqen. Mendimi që ndonjë gjë mund të shkojë keq është i frikshëm. Programin po e përpunoj. Do jemi 7 veta. Hapet koncerti nga Elhaida Dani. Është zë i mrekullueshëm. Po përgatis edhe një surprizë të vogël. Se unë nuk këndoj në shqip, ti tani e dëgjon se nuk flas dhe aq mirë. Shqipen e flas me gjyshen. Kam një shoqe që më thotë ti flet si burrë plak, po unë me një plakë e kam mësuar.

Bieta Sulo: Mua më dukesh shumë i lezetshëm. Ku do qëndrosh një javë?

Ermal Meta: Nuk kam qenë ndonjëherë në Sarandë. Turp është të them. Do e kap nga Saranda deri në veri. Nui i them italianëve se nuk kam shkuar në Sarandë se është turp. Më marrin për të çmendur. Mos e përktheni këtë intervistë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com