Sorry, no posts matched your criteria.

Epo më në fund dhe Hande e konfirmoi lidhjen me Kerem

Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë një nga dyshet më të komentuara të aktorëve. Ato janë përfolur për një lidhje të mundshme jashtë botës së televizionit.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar as komentet flirtuese mes tyre, që gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e fansave të dyshes. Ndërkohë së fundmi dyshimet për romancë janë shtuar, pasi aktorët kanë publikuar foto nga i njëjti vend me pushime.

Sa herë janë përfolur për marrëdhënien e tyre, Hande dhe Kerm i kanë hedhur poshtë dyshimet e fansave. Ata janë shprehur se kanë bërë thjesht punën e tyre dhe se u bënë miq të mirë gjatë xhirimeve të serialit. 

Mirëpo mesa duket Kerem është lodhur duke e mohuar lidhjen e tyre dhe më në fund vendosi ta konfirmojë me anë të një postimi në Instagram, ku i dedikoi fjalët më të bukura Hande-s.

Një pamje e bukur, në një vend të bukur, me një grua të bukur.”- shkruan ai dhe kaq është dashur që fansat të hidhen përpjetë nga gëzimi.

Pas aktorit, edhe Hande i vendosi vulën e fundit aludimeve për lidhjen e tyre duke ndarë foton e partnerit në InstaStory.

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com