Sorry, no posts matched your criteria.

Eni Vasili rrëfen problemin e shtatzënisë së saj

Eni Vasili u shfaq në emisionin “Open” me dorën e fashur dhe menjëherë ndjekësit e saj u shqetësuan duke e pyetur se ccfarë ka ndodhur.

“Nuk jam rrëzuar dhe nuk kam probleme të ngjashme. Kam një problem që shumë gra shtatzëna me siguri e kanë provuar dhe quhet sindroma e tunelit garpal, që ka lidhje me kyçin e dorës dhe nervat e tij që në një moment gjatë shtatzënisë krijojnë hematomat dhe inamohen duke ma bërë të vështirë të kryej veprime bazike. Por jam mirë”, u shpreh Eni.

Para pak ditësh, moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” dhe e gjendur përballë fëmijëve, Enit iu desh t’ju përgjigjej shumë pyetjeve për jetën e saj personale. Ajo rrëfeu se partnerin e saj, Armandin, e ka njohur në Tiranë nga disa miq të përbashkët.

Gjithashtu ajo tregoi se i ka premtuar bashkëshortit një ceremoni të thjeshtë martesore, por që të jenë të pranishme dhe vajzat. Ndërsa për dy vogëlushet që presin, Eni zbuloi edhe emrat që kanë zgjedhur.

“Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, tha moderatorja e “Open”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com