Sorry, no posts matched your criteria.

Enca ‘zhduket’ nga Instagrami dhe arsyeja qenka serioze

Enca Haxhia është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit.Mirëpo, ditën e djeshme ajo ka zbuluar se ka vendosur të shkëputet pak nga kjo pjesë për të marrë më shumë kohë kujdesit për veten.

Enca tregon se për të përveç karrierës ka shumë rëndësi edhe shëndeti mendor, emocional e shpirtëror, prandaj largimi nga rrjetet sociale i ka bërë shumë mirë gjatë këtyre kohëve të fundit.

Ajo i njoftoi vetë fansat e saj me anë të disa statuseve të publikuara në Instastory, ku shkruan:

 “Kam marrë pak pushim nga rrjetet sociale së fundmi, për këtë arsye nuk kam qenë shumë aktive. Më duhej pak kohë për veten time dhe sinqerisht është shumë mirë të jetosh pa menduar se çfarë duhet të postosh.

“Edhe pse jam vetëm 25 vjeçe, kam kuptuar se kanë kaluar 9 vite që jam në industrinë muzikore duke punuar non stop, duke menduar për të 24/7 dhe kam qenë vazhdimisht nën presion. Vendosa se meritoj 1 muaj pushim dhe po marr gjithë kohën time për ta bërë veten time të lumtur dhe thjesht të pushoj.

“Ëndrrat dhe ambiciet tona janë shumë të rëndësishme, por prioriteti duhet të jetë gjithmonë shëndeti mendor, emocional dhe shpirtëror”.

POST A COMMENT