Sorry, no posts matched your criteria.

Emocionuese: Partneri i Duas mbështet publikisht Vjosa Osmanin si Presidente të Kosovës

Vjosa Osmani u shpall Presidente e Kosovës për një mandat 5-vjeçar, pasi mori 71 vota nga votimi ku morën pjesë 82 deputetë.

Nuk kishim si të ishim më të lumtur se kaq, një femër në pushtet!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, uroi me fjalët më të bukura Vjosa Osmanin në rrjete sociale, për ta parë e gjithë bota.

“Urime Madamë Presidente.

Sa e mrekullueshme të shikosh një femër në majë”, ka shkruar Dua duke i uruar Vjosa Osmanit postin e rëndësishëm.

Partneri i Duas, Anwar Hadid, ka treguar edhe njëherë se është partneri perfekt që e mbështet Duan kudo dhe e dashuron Kosovën po aq sa këngëtarja.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai ndarë një postim të Osmanit në detyrën e re, ku shkruhet: “Kosova ka zgjedhur avokaten 38-vjeçare si Presidenten e re”, që ta shohin të gjithë ndjekësit e tij.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com