Sorry, no posts matched your criteria.

Emily Ratajkowski kapet duke u puthur me mashkullin misterioz. Modelja hedh poshtë thashethemet për romancën me Brad Pitt

Emily Ratajkowski është fotografuar së fundmi nën praninë e një mashkulli misterioz, ku duket se kanë kaluar një natë të gjatë romantike në Nju Jork. Tre muaj pas ndarjes nga ish-partneri  i saj Sebastian Bear-McClard, modelja, dukej më e lumtur se kurrë teksa ka shkëmbyer disa përqafime dhe puthje në buzë me burrin me flokë të thinjur.

Ajo  më pas u pa duke biseduar me burrin misterioz, para se të hipnin në motorin e tij. Çifti i ri  u pa më vonë duke shijuar një darkë, ku ata qeshnin dhe dukeshin mjaft të lumtur nën shoqërinë e njëri- tjetrit teksa darkonin.

Që pas divorcit nga ish-partneri me të cilin ndan dhe një fëmijë, EmRata është përfolur për një romancë me Brad Pitt dhe pse tani gjërat janë ndryshe. odelja nuk foli kurrë për thashethemet se ajo ishte takuar me aktorin 58-vjeçar, por burimet treguan se dyshja po i mbajnë gjërat të fshehta mes betejës së tij për kujdestarinë e fëmijeve që ka me Angelina Jolie.

“Brad ka qëndruar në heshtje dy vitet e fundit. Ai shqetësohet se Angelina do t’i flasë keq fëmijëve të tyre për të, nëse ai do të nisë të ketë një lidhje serioze”.- tha një burim i brendshëm muajin e kaluar.
Përkundër faktit se Ratajkowski dhe Pitt janë parë së bashku disa herë, burimet thonë se ata nuk janë ende në lidhje zyrtarisht.

Një burim tha për OK! Revista në fund të gushtit që Pitt, “e kërkoi të dilte dhe ajo tha po. Ajo gjithmonë ka menduar se Brad ishte i lezetshëm dhe nuk kishte asgjë për të humbur”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com