Sorry, no posts matched your criteria.

Elvisi nuk e lë rehat Antonelën/Thumbon sërish

Elvisi dhe Antonela kanë qenë në qendër të vëmëndje për shkak të një debati që u nis nga një postim i Elvisit dhe agravoi në studio.

Ky debat bëri që Elvisi të lërë përfundimisht programin dhe të vazhdojë jetën e tij jashtë. Ai as nuk u përjashtua, as nuk u pezullua, por e vendosi vetë këtë gjë.

“Kërkohet të bëhet kurban dikush që të fitojë dikush tjetër. Ti je i pari që me ke thënë çoban dhe unë më mirë të jem çoban se sa pjesë e kopesë dhe të më bëni kurban. Ta harroni që mua më bëni kurban dhe më vrisni gjithë formimin dhe imazhin që kam. Ta harroni që të më përbaltni dhe të më përdorni si të doni”, u shpreh Elvisi.

Më pas përmes një videoje të publikuar në Instagram ai tha se Antonela e përdori të gjithë situatën për vëmendje dhe për ta ulur atë si person.

“Pas daljes nga studio kam qenë unë i pari që i kërkova personalisht falje Antonelës për mërzitjen që mund t’i kem shkaktuar unë si person jo për atë që ndodhi në studio. Nga ana tjetër kam përshtyjen se kjo situatë po përdoret mediatikisht nga disa persona brenda, ndoshta dhe nga jashtë studios. Më shumë të drejtë mund të thonë që ishte e rëndë ajo që postova unë, por mendoj se thjesht po i mëshojnë kësaj, sepse nuk kanë pasur skandal ku të kapen dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për të më ulur. E theksoj që mund të jetë dhe nga persona jashtë studios, që kanë kohë që duan të më ulin për shkak të hatërmbetjeve, fundi fundit janë problemi i tyre dhe jo i imi. Shpresoj shumë që kjo situatë të marrë zgjidhje pa u prekur askush, pa u cënuar morali dhe dinjiteti i askujt”, tha Elvisi.

Siç duket inati me Antonelën nuk i ka dalë ende dhe sot ai ka bërë një postim thumbues për të.  

”Meqë ata që paguhen për opinionista nuk japin opinione po e jap unë. Ja fytyra e vërtetë e ‘viktimave’ të televizionit. Ju pata thënë që i nxjerr koha kokat e këtyre”, ka shkruar Elvisi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com