Sorry, no posts matched your criteria.

Elvisi largohet përfundimisht nga “Përputhen”, pas postimit

Dje “Përputhen” ishte një puntatë plot debate dhe shpërthime. Gjithçka nisi nga publikimi i një fotoje nga Elvisi dhe ripostuar nga Atdheu.

Në foto thuhej se ka dy lloj monstrash, ndër to femrat që bëjnë çfarë të duan dhe ja hedhin fajin “ngacmuesit seksual”. Elvisi kërkoi mbrëmë falje publike duke u shprehur se nuk është ai që po përpiqen ta nxjerrin.

Ndërsa sot në emision ka sqaruar çfarë donte të thoshte me postimin dhe ka vendosur të largohet.

“Unë dua të kërkoj falje për çdo mashkull apo femër që është cënuar. Ka qenë paralelizëm për dy gjëra të poshtra që duhet të dënohen. Unë do të largohem sot dhe duhet të bëhet dikush kurban për të përfituar dikush tjetër. Por ta harroni që mund të bëhem kurban. Sot nuk kam ardhur as më akuza, as me shpatë në dorë por kam ardhur për të dalë e për të ikur në punë time se nuk mundem më. Antonelës i kërkoj falje se e kam bërë të ndihet keq”-tha Elvisi duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në emisionin e dashurisë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com