Elon Musk në lidhje me gruan e bashkëthemeluesit të Google? Ja çfarë thotë ai
Shefi i Tesla-s, Elon Musk, ka mohuar të ketë një lidhje me Nicole Shanahan, gruan e bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin.
Komentet e Musk erdhën pasi Wall Street Journal raportoi se miqësia e tij me Brin kishte përfunduar për shkak të lidhjes së supozuar.
Musk shprehet në një postim në Twitter se ai është ende mik me z. Brin dhe se ata ishin “në një festë së bashku mbrëmë!”
“Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë dhe Sergey jemi miq dhe ishim në një festë së bashku mbrëmë! Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herë me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”- u shpreh Musk.
Thuhet se Musk është takuar me gruan avokate të Brin, Nicole Shanahan në ‘Art Basel’, një ngjarje shumëditore arti në Miami, në dhjetor të vitit të kaluar.
Dyshohet se kjo e shtyu Brin, njeriun e tetë më të pasur në botë me një pasuri neto prej 95 miliardë dollarësh, të paraqesë kërkesë për divorc në janar. Sipas burimeve të Journal, Nicole dhe Sergey tashmë kishin probleme martesore për shkak të stresit të COVID-19. Ata po debatonin edhe për kujdesin e vajzës së tyre katërvjeçare.