Eleni Foureira shtatëzanë për herë të parë
Një lajm i mirë vjen nga artistja me origjinë shqiptare. Flasim për Eleni Foureira e cila aktualisht është në pritje të ëmbël. Prej kohësh përflitej një lajm i tillë nga këngëtarja, e cila deri më tani ka zgjedhur të heshtë në lidhje me këto lajme.
Por mënyra sesi ajo ka zgjedhur të konfirmojë lajmin është duke anuluar të gjitha koncertet që ajo kishte për këtë vit. Duket se këtë periudhë, Eleni do ta kalojë në një pushim total, duke shijuar shtatzaninë, por edhe duke u kujdesur për veten.