Sorry, no posts matched your criteria.

Edi dhe Ada rikthehen në Përputhen për të vijuar njohjen e tyre

Edicioni i tretë i programit të dashurisë “Për’puthen”, ka pasur disa ndryshime në rregulla.

Autorja e programit Olsa Muhameti ishte shprehur se nuk ka rikthime, por çdo gjë duket se ndryshoi me hyrjen e Mevlanit dhe Anës, të cilët kanë qenë pjesë e “Për’puthen 2”.

Vetë Olsa Muhameti ka shprehur se rikthimet sipas saj janë të nevojshme dhe se nuk do të ndalojë me aq.

Ajo u shpreh në “Top Albania Radio” se do të rikthente dhe dy ish-konkurrentë, po të sezonit të tretë, e mesa duket bëhet fjalë për Edin dhe për Adën, të cilët u përjashtuan për thyerje rregullash.

Përflitet se Edi dhe Ada, të cilët nisën një rrugëtim bashkë do të rikthehen në program për ta vazhduar njohjen brenda programit.

Edi ka pyetur dhe ndjekësit e tij në “Instagram nëse u mungon në emision dhe nëse dëshirojnë të rikthehet.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Mevlani para se të hynte përsëri në program.

Edi dhe Ada patën një takim të bukur bashkë e më pas u zunë me fjalë të rënda, por Edi vendosi ti kërkojë falje Adës, në mënyrë që të vazhdonin njohjen.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com