Sorry, no posts matched your criteria.

Sherr në shtëpinë e Big Brother/ Einxhel-Donaldit: Të kam larë brekët! Aktori: Gënjeshtare

Pas zarfit që u lexua në shtëpinë e Big Brother kanë vazhduar debatet mes banorëve brenda në shtëpi për punën e pastërtisë. Aktori i humorit Donald Veshaj dhe moderatorja Einxhel Shkira kanë pasur një debat të fortë mes tyre ku është përfshirë edhe Ilir Shaqiri.

Moderatorja dhe aktori i numëruan njëri-tjetrit punët që kanë bërë në shtëpi, duke e kaluar debatin në shembuj specifikë dhe duke ngritur zërin.

Donald Veshaj ka qenë ai që e ka nisur debatin duke i thënë moderators se nuk e ka bërë punën e saj që ka zgjedhur, për t’u marrë me rrobat në lavanderi, ndërkohë sqaroi se ai ka bërë punët e tij.

Nga ana tjetër moderatorja Einxhell Shkira i kthehet ashpër aktorit duke i thënë “ti nuk mbledh brekët e tua”. Në debat përfshihet edhe Ilir Shaqiri i cili ka theksuar faktin se vajzat duhet të tregohen më të kujdesshme dhe të pastra.

Debati Einxhell-Donald:

Donald: Unë dje kam larë një prig me enë si në restorant. Më the të laj enët se do bëje ti lavanderinë. Mua më vjen inat. Ju vajzat keni më shumë përgjegjësi.

Einxhell: I ka larë 4 herë enët në 100 ditë. Ti brekët e tua nuk i mbaledh janë shpërndarë aty nëpër lavanderi. 100 herë të kam thënë.

Donald: Prap me brekët ti. A më the që do bëje lavanderinë?

Einxhell: Jo.

Donald: Jo, po tallesh me mua.

Einxhell: Nuk e bëra sepse më the do i laj enët kur të më dojë qejfi. Unë ti kam larë rrobat. Ti ke bërë punë më pak nga të gjithë kështu që të takon më pak të flasësh.

Iliri: Sa herë e kam parë thesin plot e kam çuar, kush është fjalë e madhe. Çohuni rregulloni!

Einxhell: Më flet Donaldi mua për lavanderinë.

Iliri: Çohuni pastroni, mbidhni flokët e juaja gra!

Donald: Nuk ka më peshqirë jashtë. Kështu ka vendosur vëllai i madh.

Einxhell: Po ti që sa i nxorre jashtë para dy orësh.

Donald: Ça ke moj Ënxhëll.

Einxhell: Mos më thuaj Ënxhëll. Të të vijë zor që më përmend muhabetin e lavanderisë.

Donald: Qetësohu, dhe ti që je vajzë më thua mua për lavanderinë.

Einxhell: Çfarë domethënë që unë jam vajzë. Unë nuk kam ardh të të shërbej ty. Unë higjenën time e mbaj. Donaldi nuk ngren pjatën e vet kurrë.

Donald: Tallesh ti moj gënjeshtare.

Einxhell: Sa herë ja kam nderë rrobat Donaldit që janë qelbur aty brenda. Dhe mos më thuaj më Ënxhëll! Shakanë që kam unë me Monikën s’mund ta përmendësh!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com