Sorry, no posts matched your criteria.

Edhe pse ka kaluar një dekadë Jessica Biel e kujton me nostalgji propozimin për martesë

Në tetor, Jessica Biel dhe Justin Timberlake, prindër të djemve Silas, 7 vjeç dhe Phineas, 21 muajsh, do të festojnë një dekadë martesë që kur u martuan në një ceremoni luksoze në Itali.

Jessica Biel kujtoi së fubdmj mënyrën e papritur se si Justin Timberlake i propozoi asaj në vitin 2011.

“Ishte kaq e bukur dhe kaq e ëmbël dhe kaq e papritur. Nuk e kisha idenë se do të propozonte,” tha Biel gjatë emisionit “The Late Late Show” me James Corden.

“Ne ishim në Montana dhe ishte në mes të dimrit, bora deri në bel”. Më pas siç kujtoi ajo, papritmas, ai ulet në gjunjë dhe thjesht zhytet në dëborë, dhe më pas e shikon dhe mban unazën në dorë që për Jessican ishte unaza më e bukur. Ndonjëherë ndihem sikur 10 vjet sapo kanë kaluar sa hap e mbyll sytë dhe herë të tjera ndihem sikur kjo është një sasi vërtet e konsiderueshme e jetës së dikujt. Unë thjesht ndihem shumë krenare për këtë.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com