Sorry, no posts matched your criteria.

E trishtë: Ndahet nga jeta këngëtari i njohur, Ismet Bogujevci

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ismet Bogujevci, ndahet nga jeta ditën e sotme. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur i biri me anë të një postimi në ‘Facebook’.

“Ju njoftojmë gjithë familjes dhe miqësisë se sot më 13 maj ndërroi jetë më i shtrenjti ynë, kaluam shumë sfida bashkë babë pusho në paqe me tingujt e muzikës tënde që kurrë nuk do të shuhen. Për varrimin iu njoftojmë në vijim”, ka shkruar Rigon Bogujevci në postimin e publikuar në Facebook.

Ismeti ishte solisti ndër dekada i Ansamblit Kombëtar ‘Shota’ dhe i shumë shoqërive që kanë lënë nam në Kosovë dhe trojet shqiptare. Ai ka interpretuar një mori këngësh të famshme e ka pasur edhe shumë bashkëpunime. “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit” – janë vetëm disa prej projekteve të tij të njohura.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com