E tmerrshme! Beyonce-s i vjedhin sende me vlerë marramendëse
Beyonce, këngëtarja e famshme, ka rënë preh e një vjedhje të sendeve të saj në njësitë e magazinimit të cilat kanë një vlerë prej 1 milionë dollarë.
Sipas “TMZ”magazinat e artistes janë sulmuar dy herë nga hajdutët, të cilët kanë vjedhur fustane dhe çanta të shtrenjta.
Në bazë të këtyre raportimeve hajdutët janë kthyer një javë pas vjedhjes së parë dhe kanë hyrë me forcë brenda tre magazinave. Burime nga policia kanë bërë të ditur për “TMZ” se investigimet vazhdojnë, por nuk është arrestuar ende askush. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë reagim nga përfaqësues të këngëtares.
Ky lajm ka bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme, pasi Beyonce theu rekord me gjithë çmimet e fituara këtë vit në Grammy Aëards. Diva e muzikës shënoi një rekord të ri me fitoren e saj të 28-të në eventin më të rëndësishëm të muzikës.