E quajti “të çmendur”, Greta Thunberg i përgjigjet Donald Trump
Ditën e sotme, Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar “nevrike” dhe “problematike”, aktivisten Greta Thunberg, pas ndalimit dhe deportimit të saj nga trupat izraelite.
Kujtojmë se 22-vjeçarja, javët e fundit ka tentuar disa here që bashkë me aktivistë të tjerë të mund të futen në zonën e nxehtë të Gazës për të shpërndarë ndihma humanitare për banorët e rrezikuar atje.
“Ajo është thjesht një ngatërrestare. Tashmë nuk bëhet më fjalë për çështjet e klimës. Ajo ka probleme me menaxhimin e nervave. Mendoj se duhet të flasë me ndonjë mjek!” – është shprehur presidenti amerikan.
“A e keni parë apo jo? Ajo është një vajzë e re, por shumë nervoze dhe e çmendur” – ka shtuar Trump para gazetarëve.
Këto deklarata nuk janë anashkaluar nga aktivistja 22-vjeçare, e cila ka vendosur t’i përgjigjet presidentit Trump me anë të një videoje të publikuar në rrjetet e saj sociale, ku thotë se në fakt, ai që ka nevojë të vizitohet nga një mjek është vet Donald Trump.
“Dëgjova që Donald Trump ishte shprehur për karakterin tim dhe e vlerësoj shqetësimin e tij për shëndetin tim mendor. Do ta pranoja me kënaqësi çdo këshillë prej jush, duke pasur parasysh historikun tuaj në raport me problemet e shëndetit mendor” – është shprehur aktivistja suedeze, duke ironizuar kështu deklaratat sulmuese të 79-vjeçarit.