E pazakontë: Një grua topless ndërpret funeralin e Princ Philip-it
Princ Philip u përcoll për në banesën e fundit ditën e djeshme.
Mirëpo kur të gjithë po vajtonin për Princin dhe kur mbajtën 1 minutë heshtje në kujtim të tij, diçka e pazakontë ndodhi.
Një grua topless është përpjekur të prishë ceremoninë e lamtumirës së Princit.
Gruaja topless u kap nga policia në funeralin e Princit Philip pasi ajo ndërpreu ceremoninë e Princit të ndjerë.
Protestuesja e paidentifikuar vrapoi duke bërtitur “shpëtoni planetin” ndërsa turma fshiu lotët pas një momenti heshtje një minutë për Princin.
Ajo gjithashtu u përpoq të ngjitej në statujën e Mbretëreshës Victoria të vendosur jashtë kishës.