Sorry, no posts matched your criteria.

Dua Lipa refuzon ftesën e Met Gala, zbulohet arsyeja

Dua Lipa nuk do të jetë e pranishme në eventin Met Gala të këtij viti, pasi është e zënë me xhirimin e filmit ku edhe do të marrë pjesë, Argylle. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në eventin që do të zhvillohet më 13 shtator.

Një burim i tha TMZ : Këngëtarja ishte pjesë e të famshmëve të ftuar në sallën e famshme të mbledhjes së fondeve në Nju Jork këtë muaj, por asaj iu desh ta refuzonte, sepse ishte e zënë me xhirimet për thrillerin e ardhshëm të ‘Argylle’.

Xhirimet për filmin e Mattheë Vaughn mendohet të kenë filluar muajin e kaluar, ku Dua do të luajë së bashku me Henry Cavill, Sam Rockëell, Bryce Dallas Hoëard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson.

Met Gala, mbledhje e cila do të mbahet në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jorku, do të zhvillohet më 13 shtator, në vend të së hënës së tij të parë të zakonshme në maj për shkak të koronavirusit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com