Sorry, no posts matched your criteria.

Dua Lipa përfundon pushimet në Shqipëri: S’dua të largohem

Pushimet e Dua Lipës në Shqipëri janë drejt fundit. Këngëtarja e ka shprehur hapur mërzinë për këtë fakt, përmes një serie fotosh në rrjete sociale. Ajo ka thënë se Shqipëria për të është vendi i ëndrrave, e nuk do të largohet.

 “Vendi i ëndrrave në botë. Kalova çdo ditë këtu ndërsa isha në bregdetin e Shqipërisë dhe nuk dua të largohem kurrë”, ka shkruar Dua bashkëngjitur me foton.

Gjithashtu ajo ka ndarë me miliona ndjekësit e saj edhe disa imazhe ku shfaqet me bikini, duke treguar format e saj të tonifikuara. Edhe krahas këtyre fotove, ajo shkruan se nuk ka dëshirë që të largohet nga aty.

Vëmendjen e Duas e kanë tërhequr edhe bunkerët e shumtë që janë në vend, si një trashëgimi e viteve të komunizmit. “Një botë që dikur ekzistonte, e cila tani shërben vetëm si një kujtesë e forcës dhe elasticitetit të popullit shqiptar”, shkruan Dua, krahas fotos së publikuar ku shihet një bunker.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com