Sorry, no posts matched your criteria.

Dojna i bën Vlashentit urimin më të bukur që na emocionoi kaq shumë

Dojna Mema dhe Vlashenti janë një nga çiftet më simpatikë të ekranit. Që në momentit që e treguan publikisht lidhjen e tyre, nuk mungojnë fotot nga përditshmëria e tyrë së bashku.

Dje Vlashenti ka pasur ditëlindjen dhe Dojna e uron në mënyrën më të bukur.

Kjo është hera e parë që Dojna uron publikisht Vlashentin për ditëlindje dhe ajo ka zgjedhur fjalët më të ngrohta për njeriun e saj të zemrës.

“Për ty që je aq kokëfortë sa bën 30 bomba atomike të shpërthejnë njëherësh brenda meje. Për ty që studion piano në 4 të mëngjesit. Për ty që nuk më lë të dëgjoj një këngë nga fillimi në fund. Për ty që shpreson se një ditë do të mësoj të gatuaj dhe sa herë djeg një tigan më thua : “E ka fajin soba, ti je për bukuri”. Për ty që më bën të qesh më stonuar se ç’këndoj. Për ty që më bëhesh mburojë kur bota më shembet sipër. Për ty qe në vend të zemrës ke një diell. Te uroj më të mirën gjithmonë (mua domethënë) #happybirthday #love”, shkruan Dojna në urimin e saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com