
Do të martohet për herë të katërt? Jennifer Lopez e ka një përgjigje!
Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez, do të martohet sërish. Këtë e ka zbuluar vetë ajo teksa u pyet rreth martesës. Edhe pse JLo nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejt, la të kuptohet se mund të ndodhë.
Ajo po xhiron filmin “Marry me” dhe gazetarja e pyeti: “Po ti dëshiron ta dëgjosh pyetjen ‘ do të martohesh me mua?’”
“Nuk e di, po, mendoj. Ti më njeh mua, unë jam romantike. Unë kam qenë gjithmonë. Jam martuar disa herë. Po, unë ende besoj në lumturinë e përjetshme 100 për qind”, tha Jennifer Lopez e fejuar më parë pesë herë të tjera.
