
Djali i miliarderit Elon Musk kërkon të ndryshojë emrin dhe gjininë
Vajza transgjinore 18-vjeçare e multi miliarderit Elon Musk ka paraqitur kërkesën të ndryshojë ligjërisht gjininë nga mashkull në femër dhe mbiemrin.
“Unë nuk jetoj më dhe nuk dëshiroj të jem më i lidhur me babanë tim biologjik në asnjë mënyrë apo formë.”- thuhet në deklaratë.
Xavier Musk dorëzoi dokumentet në Kaliforni, më 18 prill, duke kërkuar të njihet si Vivian Jenna Wilson. Adoleshentja transgjinore shpjegoi se dëshiron të marrë mbiemrin e nënës për t’u distancuar nga babai teksa nuk ka komentuar nëse merr mbështetje financiare nga ai.
Musk ishte i martuar me nënën e Vivian, autoren kanadeze Justine Wilson, që nga viti 2000 deri në 2008.
Ata u bënë me djem binjakë – Xavier dhe Griffin – dhe trenjakët: Damian, Kai dhe Saxon, tani 16 vjeç.
Pesë djemtë adoleshentë kanë mbajtur një profil mjaft të ulët publik, pavarësisht se babai i tyre ka kujdestarinë e përbashkët. Është e paqartë se çfarë fshihet pas refuzimit të Vivian ndaj babait në një mënyrë kaq publike.
