Diletta Leotta dhe Can Yaman gjysmë nudo pranë liqenit të Como, shpërthen pasioni mes tyre
Do martohen apo do ndahen? Në javët e fundit historia e dashurisë mes Diletta Leotta dhe Can Yaman ka përjetuar momente të ndryshme. Pa harruar lamtumirën në rrjetet sociale të aktorit turk dhe një puthje të pretenduar mes drejtueses sportive dhe djalit të pronarit të Romës.
Në fund ka fituar pasioni i shfrenuar dhe çifti feston me foto hot pranë liqenit të Comos.
E përjavshmja ‘Chi’ i ka fotografuar në një resort pranë Lake of Como teksa shkëmbejnë puthje pasionante dhe përkëdhelje mes njëri-tjetrit.
Buzë pishinës Diletta shfaqet me bikini të bardhë teksa shtrëngon Can, që tregon format muskuloze. Can e shikon plot adhurim si të ishte takimi i tyre i parë. Imazhet hot tregojnë më së miri që historia e tyre nuk është një blof.