Dikur ishin të lidhur, Ledri flet për raportin që ka me Duan
Ledri Vula, reperi i njohur, dikur ka qenë në një lidhje me këngëtaren e famshme, Dua Lipën.
Lidhja e tyre përfundoi për shkak të angazhimeve te reperit në koncerte dhe sepse Dua jetonte në Londër.
Secili ka parë jetën e tij, Ledri është bërë baba, ndërsa Dua është në një lidhje.
Mirëpo të gjithë jemi kurioz të dimë se si i kanë raportet mes tyre. I ftuar në “Robi plaket kur don vet” të Robert Berishës.
“Dua është shumë e kujdesshme, më shkruan, më ka shkruar për ngushllime, për këngën “I vogël” etj”, ka thënë Ledri, i cili ka shtuar se për sukseset e saj ska çka të flitet pasi ato tashmë dihen dhe janë të njëpasnjëshme edhe me çmime ndërkombëtare.
Po ashtu, artisti tha se mezi po e pret të fillojë hapja pas pandemisë dhe Dua të vijë prapë në Prishtinë me “Sunny Hill”.