Sorry, no posts matched your criteria.

Dhurata Dora dhe Maître Gims në një super bashkëpunim së bashku

Dhurata Dora, këngëtarja e njohur, pritet të bëjë një super bashkëpunim me këngëtarin e famshëm, Maitre Gims. Këtë lajmin e ka konfirmuar DJ i artistit francez, i cili ka treguar se kënga titullohet “Comete”. Po ashtu, është mësuar se ky projekt do ketë edhe një videoklip, por nuk ka ende asnjë detaj tjetër.

Kujtojmë se kjo do të jetë hera e dytë që dy artistët bashkojnë forcat, pasi në dhjetor të 2019, ata sollën bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Te quiero”.

Vlen të theksohet se projekti muzikor, i preferuari i të gjithëve është “Zemër” në bashkëpunim me “Soolking”, ndaj edhe mediat gjermane e përmendin si këngëtaren e këtij hiti.

Dora ka nënshkruar së fundmi një kontratë me markën e famshme “Puma”, ndaj “She Got Moves” e prezanton këngëtaren shqiptare me publikun e huaj që ende nuk e njeh.

“Të marrësh pjesë në fushatën ‘Ajo Na Lëviz’ dhe ta përfaqësosh atë si e bija e një emigranti që ka gjetur mesin e saj të artë të pavarësisë midis dy botëve kulturore do të thotë shumë për mua,”, citohet të ketë thënë Dhurata.

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com